DYLON

Ata që e bënë lirinë e pavarësinë e vendit nuk ka dyshim se do ta fitojnë edhe këtë betejë në Hagë

Ata që e bënë lirinë e pavarësinë e vendit nuk ka dyshim se do ta fitojnë edhe këtë betejë në Hagë
Avatar photo Redaksia

“Ata që e bënë lirinë, e pavarësinë e vendit nuk ka dyshim se do ta fitojnë edhe këtë betejë në Hagë sepse lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër si loti dhe se si rezultat i asaj lufte edhe erdhi liria e shumëpritur, e pastaj një burrështetas si Thaçi, së bashku me shokë, bënë edhe shtetin”, ka shkruar në profilin e tij, Izmi Zeka. ish-zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës dhe bashkëpartiak i Hashim Thaçit.

Ja postimi  plotë:

EkoHigjiena

Sot bashkë me shokët, Bajram Hasanin, Fatmir Dakun dhe Jeton Ukshinin, vizituam liderin e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçin.

Ai edhe sot nga aty reflekton dijen historike dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Ata që e bënë lirinë, e pavarësinë e vendit nuk ka dyshim se do ta fitojnë edhe këtë betejë në Hagë sepse lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër si loti dhe se si rezultat i asaj lufte edhe erdhi liria e shumëpritur, e pastaj një burrështetas si Thaçi, së bashku me shokë, bënë edhe shtetin.

Shtetarët e UÇK-së, që padrejtësisht janë në Hagë, reflektojnë edhe nga aty energjinë e duhur për shtetin e tyre, për krenarinë e gjithë shqiptarëve, luftën për liri të UÇK-së dhe edhe këtu do ta dëshmojnë të drejtën dhe pastërtinë e luftës. /2LONLINE/