DYLON

Mbahet Akademi Përkujtimore për Ridvan Qazimin në Bujanoc

Avatar photo Redaksia

Në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar Ridvan Qazimit-komandant Lleshit.
Familjarë, ish-bashkëluftëtarë, përfaqësues institucional e politik morën pjesë në këtë manifestim I përcjellë me një program të pasur kulturoro artistik, shkruan Titulli.com.

Babai komandant Lleshit, Hisen Qazimi përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për përkrahjen që ja japin familjeve të dëshmorëve dhe nda disa kujtime më të birin tash të ndjerë.

EkoHigjiena

Sali Salihu, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc foli për rolin e luftëtarëve që kanë dhënë për lirinë kombëtare e në veçanti edhe për komandant Lleshin të cilin e vlerësoi si një arkitekt të lirisë në këtë vend.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se komandant Lleshi duke dhënë për ne jetën vet u bë i pavdekshëm dhe se duhet vazhduar rrugën e tij.

Akademia përkujtimorë është përcjellë me aktivitet kulturoro artistik dhe recitime të poezisë nga nxënës të shkollës së mesme. Gjatë ditës janë bërë Homazhe tek Lapidari i Ridvan Qazimit Komandant Lleshi dhe Besim Faikut duke vënë kurora lulesh.

Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” është shoqëruar me aktivitete të ndryshme gjatë këtyre tre ditëve.

(foto&video)