DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës gjobiten 1 mijë e 525 kundërvajtës të trafikut rrugor

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës gjobiten 1 mijë e 525 kundërvajtës të trafikut rrugor
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në komunikacionin rrugor

Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 04.11.2022-10.11.2022 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e pesëqind e njëzet e pesë (1525) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Në kuadër të implementimit të Planit Operative ‘’Makineria bujqësore – Mjetet e punës’’ ka shqiptuar edhe tetë (8) kundërvajtje.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

•  Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,

•  Hetim i shtatë (7) aksidente të komunikacionit me të lënduar,

•  Konfiskuar tridhjetë e gjashtë (36) patentë shofer,

Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected]  dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. /2LONLINE/