DYLON

PVD: Qeverisja ne Bujanoc po dezinformon për asfaltimin e rrugës Muhoc – Zarbincë

Avatar photo Redaksia

Partia për Veprim Demokratik dega në Bujanoc ka lëshuar një reagim ndaj qeverisjes lokale në Bujanoc që është përhapur dezinformata se kjo parti po pengon asfaltimin e rrugës Muhoc – Zarbincë.

“Është shumë e qartë se kjo dezinformatë qëllimkeqe ka për qëllim të vetëm arsyetimin për dështimet e njëpasnjëshme që ky pushtet po i bën, sidomos tash që po gjendet nën trysninë e zgjedhjeve të ofruara dhe premtimeve të papërmbushura”, thuhet në njoftimin e PVD-së, transmeton Titulli.com.

EkoHigjiena

Sipas kësaj partie kjo dezinformatë qëllimkeqe ka për qëllim të vetëm arsyetimin për dështimet e njëpasnjëshme që ky pushtet po i bën, sidomos tash që po gjendet nën trysninë e zgjedhjeve të ofruara dhe premtimeve të papërmbushura.

Në reagimin thuhet gjithashtu se PVD dhe këshilltarët e saj në Kuvendin komunal, do ta përkrahin me vendosmëri pushtetin aktual në realizimin e Projektit të asfaltimit të rrugës Muhoc – Zarbincë edhe pse me këtë pushtet ka dallime të shumta dhe përmbajtjesore.

Ky është reagimi i plotë i PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK DEGA NË BUJANOC:

I N F O R M A T Ë

Ka disa javë që, nga pushtetarët e Buajnocit, po shpërndahet një lajm i rrejshëm dhe tendencioz, se gjoja “Partia për Veprim Demokratik po e pengon asfaltimin e rrugës Muhoc – Zarbincë”.

Veçanërisht, ky informacion po servohet banorëve të Malësisë së Bujanocit, që jetojnë në Gjilan, apo edhe në fshatrat e Malësisë.

Është shumë e qartë se kjo dezinformatë qëllimkeqe ka për qëllim të vetëm arsyetimin për dështimet e njëpasnjëshme që ky pushtet po i bën, sidomos tash që po gjendet nën trysninë e zgjedhjeve të ofruara dhe premtimeve të papërmbushura.

Secili individ me mendje të kthjellët e ka të qartë se partia opozitare nuk ka as edhe një mundësi që, shumicën në pushtet, ta pengojë në realizimin e projekteve për të cilat ajo është orientuar dhe ka siguruar mjetet.

Prandaj, është shumë e qartë se PVD, ashtu që siç nuk ka mundur të pengojë harxhimin e mjeteve të komunës për investime kapitale që janë shpenzuar në rinovimin e kishave dhe mureve të varrezave nëpër fshatrat serbe të Komunës së Bujanocit, nëse nuk po arrijnë që të ndikojë në aprovimin e Vendimit për emërtimin e Sheshit të Bujanocit me emrin e Heroit kombëtar – Skenderbej, nuk ka mundësi që të pengojë cilindo projekt të cilin komuna do me realizuar.

Aq më tepër, PVD dhe këshilltarët e saj në Kuvendin komunal, do ta përkrahin me vendosmëri pushtetin aktual në realizimin e Projektit të asfaltimit të rrugës Muhoc – Zarbincë edhe pse me këtë pushtet ka dallime të shumta dhe përmbajtjesore.

Pra, sa I përket këtij projekti, PVD, është në përkrahje të plotë tij.

Të vetmin dallim që mund ta ketë me pushtetin aktual sa përket projektit në fjalë është kjo:

Po të ishte PVD në pushtet ky projekt do të realizohej pa kërkuar as edhe një qindarkë nga banorët e Malësisë së Bujanocit, sepse komuna ka dhe duhet të ketë mjetet të mjaftueshme për realizimin e tij.

PVD konsideron se të kërkosh mjete nga banorët të cilët dhunshëm janë dëbuar nga shtëpitë e veta është diskriminim i ri që I imponohet njerëzve në nevojë.

Sido që të jetë, nëse banorët e Malësisë pranojnë edhe formën e pjesëmarrjes për realizimin e projektit nuk ka asnjë dilemë se PVD, e përkrah pa rezervë projektin e asfaltimit të rrugës Muhoc – Zarbicë.

Bujanoc, 4 nëntor, 2015.

Shërbimi për in formim i PVD-së në Bujanoc