DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të dhunimit, të sulmit dhe të monedhës së falsifikuar

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të dhunimit, të sulmit dhe të monedhës së falsifikuar
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunimit, të sulmit dhe të monedhës së falsifikuar, transmeton 2LONLINE.com.

Raporti i policisë

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

SULM

Gjilan 24.10.2022-20:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme që kishte pasur me viktimën mashkull  kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.

DHUNIM

Gjilan NN. Me datë 25.10.2022 viktima femër  kosovare pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se është shtatzënë. Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si më lartë, dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Viti 25.10.2022-01:30.  Njësitet policore pasi kanë ndaluar të dyshuarin mashkull  kosovar i cili ishte duke drejtuar veturën, gjatë kontrollit në veturë i kanë gjetur e konfiskuar një bankënotë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.  Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /2LONLINE/