DYLON

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade, Arben Kingji, pritet me nderimet më të larta ushtarake

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade, Arben Kingji, pritet me nderimet më të larta ushtarake
Avatar photo Redaksia

Me nderimet më të larta ushtarake, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, në vizitë zyrtare ka ardhur Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), gjeneral brigade, Arben Kingji, me delegacionin e lartë të FARSH-it, i cili u prit nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe delegacioni i lartë i FSK-së.

Me këtë rast, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohje të lartë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nën lidershipin e Gjeneral Kingjit, për kontributin e  veçantë në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, Gjeneral Kingji ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi bilateral mes dy forcave tona të thellohet edhe në fusha të tjera ushtarake, që ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve të reja për FSK-në.

Pas takimit në mes të Gjeneral Jasharit dhe gjeneral Kingjit si dhe dy delegacioneve respektive, Gjeneral Kingji u prit në takim të veçantë edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me këtë rast, Ministri Mehaj i shprehu Gjeneral Kingjit falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për Republikën e Shqipërisë për mbështetjen vëllazërore të ofruar në të gjitha periudhat e ndërtimit, zhvillimit si dhe në të gjitha të arriturat e deritashme të vendit, sikur edhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Gjithashtu, Ministri Mehaj  i shprehu mirënjohjen e lartë për rolin dhe kontributin e madh të Republikës së Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, në sigurinë e përgjithshme të rajonit dhe më gjerë me pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse, e shumë të rëndësishme edhe pjesëmarrjen e fuqishme në kuadër të KFOR-it në vendin tonë.

Ndër të tjera, Ministri Mehaj ritheksoi edhe rëndësinë shumë të madhe që ka mbështetja e Ministrisë dhe Forcave të Republikës së Shqipërisë, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.

Në kuadër të vizitës, Gjeneral Kingji gjithashtu ka vizituar edhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku është njoftuar me të arriturat e deritashme, sfidat dhe aktivitetet e planifikuara të FSK-së për të ardhmen. /2LONLINE/