DYLON

“Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” do të vazhdojë në shkollat shqipe të Medvegjës

Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë, funksionon edhe “Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” që i tubon krijuesit nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë, shkrimtarit Bilall Maliqi “Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” do të vazhdoj rrugëtimin e saj nëpër shkolla të Luginës dhe më gjerë.

EkoHigjiena

“Duke pasur parasysh se të gjitha këto orë letrare janë të karakterit edukativ, në të cilat poetët e pranishëm do t’i lexojnë punimet e tyre poetike para nxënësve. Shoqata jonë është bartëse e të gjitha aktivitetet kulturore e letrare që ndodhin në tërë territorin e kësaj pjese gjeografike shqiptare dhe si Shoqatë jemi lider në Kosovën Lindore”, theksoi Maliqi.

Ai duke folur për sukseset e karvanit gjatë këtij viti tha se deri në muajin maj kanë vizituar më shumë se tetë shkolla, katër shkolla në komunën e Bujanocit dhe katër shkolla në komunën e Preshevës si dhe disa orë letrare të tjera jashtë objekteve të shkollave.

“Tani në plan kemi t’i mbajmë qoftë dy orë letrare në komunën e Medvegjës, pra të vazhdojmë me Karvanin nëpër shkolla shqipe të Medvegjës, meqenëse deri më tani kemi mbajtur një orë letrare për festën e “1 majit” e asnjëherë nuk kemi mbajtur orë letrare me nxënës të kësaj komune, dhe kjo do të ishte një befasi për nxënësit e paktë të kësaj komune”, theksoi Maliqi.

Karvani i Shkrimtarëve të Luginës rrugëton nëpër shkolla e këtij rajoni dhe më gjerë me moton “Kultura na bashkon “ dhe fillon nga muaji janar, pushon nga gjysma e muajit qershor për të vazhduar nga fillimi i muajit tetor deri në dhjetor.

Kështu përmbushet viti kalendarik i “Karvanit” dhe i aktiviteteve të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë.

http://titulli.com/index.php?m=post&s=18319