DYLON

Kryeministri Kurti: E pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit!

Kryeministri Kurti: E pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit!
Avatar photo Redaksia

“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, ka shkruar kryeminsitri Kurti në profilin e tij.

Kurti ishte sot në Gjilan ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për çerdhen e re në Dobërçan të Gjilanit, e më pas ka vizituar edhe bujkun Osman Osmani nga ky fshat, i cili  në arat e tij, tash e tetë ditë po lëvron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër.

EkoHigjiena

Ja postimi i plotë i kryeminsitrit:

Pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re. Nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat. Këtë po e bën bujku Osman Osmani nga Mireshi i Gjilanit, i cili tash e tetë ditë po lavron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër.

Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar.

Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit.  /2LONLINE/