DYLON

Filloi viti i ri shkollor edhe në Luginë

Avatar photo Redaksia

Në shkolla shqipe të Luginës, sikurse në tërë Serbinë, sot ka filluar viti i ri shkollor 2015/16. Pas pushimit veror nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga 1 shtatori fillojnë një vit të ri shkollimi. Si në shkollat tjera edhe në atë fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc nxënësit që nga orët e mëngjesit ishin rreshtuar në pritje për t’u ulur në bankat shkollore.

Drejtori i kësaj shkolle, Vesel Sejdiu, i tha portalit informativ Titulli.com se përgatitjet për pritjen e nxënësve janë bërë me kohë dhe se atyre i dëshiron një vit të mbarë shkollor.

EkoHigjiena

“Janë bërë të gjitha përgatitjet. Në këtë vit shkollor, për dallim nga i kaluari kur kishim 366 nxënës, tani mësimin do të ndjekin 355 nxënës. Për herë të parë në bankat shkollore do të ulen 42 nxënës”, u shpreh Vesel Sejdiu, transmeton Titulli.

Shkolla “Naim Frashëri” do të formoj dy paralele të para, ndërsa në tërë territorin e Serbisë gjithsejtë klasën e parë do të vijojnë 68.700 nxënës.