DYLON

Viti: Arrestohet i dyshuari për posedim të pa autorizuar të substancave narkotike

Viti: Arrestohet i dyshuari për posedim të pa autorizuar të substancave narkotike
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacionit Policor Viti gjatë një kontrolli rutinor në trafik ka ndalur me veturën e tij personin e dyshuar Shqiptar Kosovar H.G. (2002).

Gjatë kontrollit tek i ai është gjetur një substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuan në peshë prej 1.37 g.

EkoHigjiena

Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar për procedim të mëtejmë ligjor.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për ,,Posedim të paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan. /2LONLINE/