DYLON

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të përdorimit të armës apo armëmbajtjes pa leje dhe aksidentit të trafikut

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të përdorimit të armës apo armëmbajtjes pa leje dhe aksidentit të trafikut
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit  janë raportuar raste të përdorimit të armës apo armëmbajtjes pa leje dhe aksidentit të trafikut, transmeton 2LONLINE.com.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

PËRDORIM I ARMËS /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Kishnapole, Gjilan 30.09.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte shtënë me pushkë gjuetie. Nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie pa leje prodhim turk. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Pozharan, Viti 30.09.2022 – 18:30. Një femër  kosovare (këmbësore) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi. Nuk raportohet për të arrestuar. /2LONLINE/