DYLON

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, lëndime trupore, vjedhje dhe të falsifikimit të parasë

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, lëndime trupore, vjedhje dhe të falsifikimit të parasë
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit  janë raportuar raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, lëndime trupore, vjedhje dhe të falsifikimit të parasë, transmeton 2LONLINE.com.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Kllokot 29.09.2022–09:45. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se për shkaqe të panjohura, pullazi i shtëpisë së tij është përfshirë nga zjarri me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale. Përveç njësive policore, në vendin  e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve që e kanë shuar zjarrin. Rasti nën hetime.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr.”Halim Orana”,Gjilan 29.09.2022-12:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre prej  të dyshuarve dërgohen në mbajtje ndërsa njëri nga ta lirohet në procedurë të rregullt.  

VJEDHJE E RËNDË

Rr. “Enver Maloku”, Gjilan 28.09.2022-15:00. Lidhur me rastin me datën 29.09.2022 janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy meshkuj shtetas të Serbisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

FALSIFIKIM I PARASË

Gjilan 29.09.2022. Në tri raste të ndara është raportuar për monedha në vlerë prej 100 eurosh të dyshuara për falsifikim. Lidhur me rastet monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminim. Rastet nën hetime. /2LONLINE/