DYLON

Ministri Mehaj dhe Gjeneral Cikaqi pritën në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Kajarin

Ministri Mehaj dhe Gjeneral Cikaqi pritën në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Kajarin
Avatar photo Redaksia

Me rastin e përfundimit të misionit, sot Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor, Enver Cikaqi, pritën në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.

Me këtë rast, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Cikaqi falënderuan Gjeneral Kajarin për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe rolit të madh edhe në sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

EkoHigjiena

Gjithashtu i shprehën mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët.

Me motivacion për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe kontributin e madh në avancimin e aftësive të FSK –së, Ministri Mehaj e dekoroi me Mirënjohje, kurse Gjeneral Cikaqi, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e dekoroi me Medalje për shërbim vetëmohues.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, u jemi mirënjohës përgjithmonë të gjithë ushtarakëve të vendeve mike, anëtare të NATO-s, që kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit tonë dhe së ardhmes së sigurtë të saj. /2LONLINE/