DYLON

Për shkak të anulimit të takimit të znj. Trendafilova në Kosovë, anulohet edhe protesta e organizuar për shkak të këtij takimi

Për shkak të anulimit të takimit të znj. Trendafilova në Kosovë, anulohet edhe protesta e organizuar për shkak të këtij takimi
Avatar photo Redaksia

“Për shkak të anulimit të takimit të znj. Trendafilova në Kosovë, anulohet edhe protesta e organizuar për shkak të këtij takimi. Falënderojmë secilin qytetarë që ndihmoj në organizimin e secilën grua e secilin burrë që ishte i gatshëm të dilte në protestë e të shpërfaqte pakënaqësinë aty”, ka shkruar në profilin e tij, Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD).

Ja postimi i plotë:

EkoHigjiena

QËLLIMI U ARRIT. PLANI I PROPAGANDËS NUK KALOI

Anulimi i takimit të mbyllur të znj Trendafilova për herë të dytë e ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm për këtë gjykatë: Gjykata Speciale është politike që tenton të menaxhojë opinionin publik dhe të normalizojë imazhin e saj aty.

Kjo gjykatë është e padrejtë dhe skandaloze. Takimet e mbyllura, në qetësi e të qeta shërbejnë për të normalizuar e tjetërsuar pikërisht këtë fakt mbi këtë gjykatë. Prandaj, karshi jehonës së zërit të qytetarëve të organizuar e revoltuar, këta zgjedhin strukjen.

Për shkak të anulimit të takimit të znj. Trendafilova në Kosovë, anulohet dhe protesta e organizuar për shkak të këtij takimi. Falënderojmë secilin qytetarë që ndihmoi në organizimin e secilën grua e secilin burrë që ishte i gatshëm të dilte në protestë e të shpërfaqte pakënaqësinë aty. /2LONLINE/