DYLON

Fillon intervistimi i kandidatëve për interpretë gjyqësorë për: Shqip – Serbisht dhe anasjelltas dhe Shqip – Anglisht dhe anasjelltas

Fillon intervistimi i kandidatëve për interpretë gjyqësorë për: Shqip – Serbisht dhe anasjelltas dhe Shqip – Anglisht dhe anasjelltas
Avatar photo Redaksia

Komisionet për testimin dhe vlerësimin e kandidateve për certifikimin e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë, kanë filluar sot me intervistimin kandidatëve për interpretë gjyqësorë për çiftet e gjuhëve: Shqip-Serbisht dhe anasjelltas dhe Shqip-Anglisht dhe anasjelltas.

Intervistimi i kandidatëve do të vazhdojë deri me datën 26 shtator 2022.

EkoHigjiena

Ky proces do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit EUKOJUST dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, me ç’rast KGJK falënderon monitoruesit për punën dhe kontributin e tyre edhe në këtë proces. /2LONLINE/