DYLON

Prokuroria e Gjilanit ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Gjilanit ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë të dyshuar për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe  kanë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

 Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Kanosja’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:

Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin  se dy (2) persona  kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin  se dy (2) persona  kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’

Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin  se një (1) person  ka  kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin  se një (1) person  ka  kryer veprën penale ‘’ Vjedhja e rëndë’’.   /2LONLINE/