DYLON

Falënderues ndaj ambasadës amerikane dhe Byros Ndërkombëtare për Lëndë Narkotike dhe Zbatim të Ligjit për ndihmën e dhënë për IPK-në

Falënderues ndaj ambasadës amerikane dhe Byros Ndërkombëtare për Lëndë Narkotike dhe Zbatim të Ligjit për ndihmën e dhënë për IPK-në
Avatar photo Redaksia

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj ka pritur sot në një takim përshëndetës z.Shawn Waddoups –Drejtorin në largim të INL-it (Byroja Ndërkombëtare për Lëndë Narkotike dhe Zbatim të Ligjit) në kuadër të Ambasadës Amerikane.

Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë znj.Kimberly Riffe dhe ekipi ICITAP-it në IPK.

EkoHigjiena

Takimi përfshiu prezantimin e Drejtoreshës së re të INL-it znj. Tamara Greig si dhe diskutimet për rekomandimet e dhëna nga ekipi vlerësues i INL-it si dhe planin e përbashkët për zbatimin e tyre.

Zyrtarët e Inspektorati Policor të Kosovës gjatë takimit falënderuan zyrtarët e INL-it dhe Ambasadën Amerikane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të dhënë për IPK-në në fuqizimin e kapaciteteve profesionale në fushën e mbikëqyrjes policore dhe donacioneve në pajisje të ndryshme. /2LONLINE/