DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit në 24 orë: Raportohen raste të trafikimit me njerëz, lëndimit të lehtë trupor dhe aksidentit në trafik

Policia e Rajonit të Gjilanit në 24 orë: Raportohen raste të trafikimit me njerëz, lëndimit të lehtë trupor dhe aksidentit në trafik
Avatar photo Redaksia

Policia e Rajonit të Gjilanit në 24 orë: Raportohen raste të trafikimit me njerëz, lëndimit të lehtë trupor dhe aksidentit në trafik

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë raste të trafikimit me njerëz, lëndimit të lehtë trupor dhe aksidentit në trafik.

EkoHigjiena

Raporti i policisë:

TRAFIKIM ME NJERËZ

Fsh. Domorovc, Gjilan 26.08.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar  viktimën femër shtetase të Serbisë. I dyshuari pas intervistimit  me vendim të Prokurorit, dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Kamenicë 29.08.2022-20:00.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në një kafiteri, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte  nën ndikim të alkoolit. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretmanë mjekësor. Me vendim të Prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU

Rr. Topanicë-Kamenicë , Gjilan  29.08.2022-15:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës një mashkull dhe një femër kosovar-e. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë  persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm ndërsa të tjerët janë liruar. Rasti në procedurë hetimore. /2LONLINE/