DYLON

Arrestohen dy të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike

Arrestohen dy të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia për Reagim të Shpejtë dhe Njësite Policore nga Stacionit Policor Gjilan gjatë natës se mbrëmshme në dy raste të ndara gjatë kontrolli rutinor kanë ndaluar dy  persona të  dyshuar Shqiptar Kosovar A.K. (1995) dhe D.Sh. (2000) tek të cilët kanë gjetur një sasi e vogël të substancës së dyshuar narkotike e llojit Marihuan, një grinder dhe dy pako letra cigareje.

Substanca  e  dyshuar  narkotike  është konfiskuar për procedim të mëtejmë ligjor.

EkoHigjiena

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për ,, Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope  dhe  analoge’’ të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan. /2LONLINE/