DYLON

Arrestohet i dyshuari për posedim të pa autorizuar të substancave narkotike

Arrestohet i dyshuari për posedim të pa autorizuar të substancave narkotike
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti për Reagim të Shpejtë me datën 16.08.2022 gjatë një kontrolli rutinor ka  ndaluar  personin  dyshuar  Shqiptar Kosovar O.B. (1988) tek i cili  janë gjetur  tri qese të mbushura me substancë  të dyshuar narkotike e llojit Marihuan në sasi prej 1.9 gram. 

Substanca  e  dyshuar  narkotike  është konfiskuar nga  i dyshuari për procedim  të  mëtejmë  ligjor.

EkoHigjiena

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal ,, Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope  dhe  analoge’’ të procedohet për ne Prokurorinë Themelore Gjilan, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE/