DYLON

Presheva shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak zjarreve, kërkon asistencë ajrore nga Qeveria e Serbisë

Presheva shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak zjarreve, kërkon asistencë ajrore nga Qeveria e Serbisë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Preshevës shpalli gjendjen e jashtzakonshme pas zjarrev të mbrëmshme afër fshatit Corroticë të komunës së Preshevës.

Postimi i plotë në Facebook nga komuna e Preshevës: 

EkoHigjiena

Vendimet e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme

Si pasojë e gjendjes emergjente, me paraqitjen e zjarreve me lokacion në fshatin Corroticë;

– Shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

– Obligohet NP Moravica, për sigurimin e cisternave me ujë për fikjen e zjarreve.

– Obligohet Drejtorati për Investime, Punë Komunale dhe Ndërtimore, për sigurimin e makinerive të përshtatshme për eleminimin e problemit në tërësi.

Njoftohen qytetarët se për situatën e jashtëzakonshme, është i informuar edhe Shtabi i Situatave të Jashtëzakonshme në Vranjë, të cilët kanë dërguar makineritë e tyre për t’i dalë në ndihmë situatës aktuale.

Për gjendjen e jashtëzakonshme, është e njoftuar edhe Qeveria e Serbisë, për të dërguar asistencë ajrore.