DYLON

Ja agjenda e SC Gjilanit që do të ballafaqohet me FK Liepaja

Ja agjenda e SC Gjilanit që do të ballafaqohet me FK Liepaja
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani përnes një komunikate zyrtare ka bërë me dije se nis ciklin eleminator në UEFA Conference League me ndeshjen ndaj FK Liepaja, e cila do të zhvillohet të enjtën më 7 Korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.

Skuadra do të zhvendoset në Prishtinë për t’i kryer përgatitjet e fundit para ndeshjes, duke zhvilluar seancën gjenerale stërvitore dhe konferencën për media.

EkoHigjiena

Në vijim ju njoftojmë me agjendën e skuadrës më 6 dhe 7 Korrik:

E mërkurë, 6 Korrik

18.00 – Konferencë për media (Folës: Zekirija Ramadani, kryetrajner; Albert Dabiqaj, futbollist)

18.30 – Seanca e fundit stërvitore (e hapur 30 minuta për media)

E enjte, 7 Korrik

17.00 – Tërheqja e akreditimeve nga gazetarët

18.20 – Arritja e ekipit në stadium

20.00 – Koha e ndeshjes

22.15 – Konferenca pas ndeshjes (Folës: Zekirija Ramadani, kryetrajner). /2LONLINE/