DYLON

Hyseni: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit

Hyseni: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka shkruar në profilin e tij se vullneti dhe përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit.

Ja postimi i plotë:

EkoHigjiena

Vullneti dhe përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit.

Në takimin informues, Ministrin e njoftova me prioritetet dhe projektet që tashmë i kemi identifikuar pas analizave në terren, e të cilat kërkojnë mbështetje.

U koordinuam për bashkëpunim ndër-institucional për monitorim dhe kontrollim në terren gjatë implementimit të programeve mbështetëse të kësaj ministrie; Programit për Pagesa Direkte dhe Programit për Zhvillim Rural; ashtu që procesi i përfitimit për bujqit e fermerët tanë të jetë sa më transparent.

Diskutuam gjithashtu për fushën e agroturizmit, veprimet specifike që duhet ndërmarrë, si dhe potencialin që Gjilani ka për zhvillimin e tij.

Si përfundim, ramë dakord për konkretizimin e këtij bashkëpunimi përmes një memorandumi mirëkuptimi, për krijimin e kushteve të volitshme e cilësore për prodhuesit dhe përpunuesit e produkteve bujqësore. /2LONLINE/