DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e lëndimit të rëndë trupor, vjedhjes së rëndë dhe personit të zhdukur

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e lëndimit të rëndë trupor, vjedhjes së rëndë dhe personit të zhdukur
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Lagja Malësia, Kamenicë 09.06.2022-10:10. Pas një konflikti verbal janë rrahur mes vete dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili gjatë ndërhyrjes për ndarje, është goditur me thikë nga njëri prej të dyshuarve  i cili është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje .

Raport shtesë:

VJEDHJE E RËNDË

Rr.Feim Ajeti, Gjilan 23.04.2022-22:00.Lidhur me rastin me datë 09.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR

Gjilan 08.06.2022-11:00.Me 09.06.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.   /2LONLINE/