DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e dhunës në familje, lëndimit trupor dhe arrestim i personit të kërkuar

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e dhunës në familje, lëndimit trupor dhe arrestim i personit të kërkuar
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

DHUNË FAMILJARE

Kamenicë, 23.05.2022 – 14:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKMF. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LËNDIM TRUPORË

Rr. Kosovës, Gjilan, 23.05.2022-19:50 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një zënke që kishin pasur e kanë sulmuar fizikisht, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Te njëri i dyshuar është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë me 2 fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fsh. Gushicë, Viti, 23.05.2022 – 09:30. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/