Sulmon zyrtarin policor brenda stacionit
/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës njësiti i hetimeve i dhunës në familje nga stacioni Policor i Gjilanit ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për ta intervistuar lidhur me një rast “dhunë familjare” e ndodhur një ditë më parë në familjen e tij.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se njësiti i hetimeve ka sjellë të dyshuarin në zyrat e hetimeve për intervistim, mirëpo i njëjti gjatë kohës sa ka qenë në zyrë ka filluar të sillet në mënyrë arrogante duke kanosur në mënyrë te drejtpërdrejt zyrtarin policor ku dhe për një moment e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalim e tijë prë 48 orë. Rasti është duke u hetuar. /2L ONLINE/
