DYLON

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Rajonale në Gjilan

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Rajonale në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor gjatë periudhës kohore: 29 prill deri me 05maj 2022 kanë shënuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi  nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, për mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, janë shqiptuara gjatë javës nga njësitë patrulluese të Komunikacionit rrugor  total: 599  gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.

Gjatë javës në zonën e  përgjegjësisë DRP Gjilan, NjRKRr ka hetuar  11 aksidente trafiku:

EkoHigjiena

Lokacioni i aksidenteve:

a)      04 janë në rrugë nacionale

b)      07 janë  në zonën e përgjegjësisë së Stacionit policor të Gjilanit

Gjatë javës është konfiskuar 26 patentë shoferë:

22-për tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të Kolonës

  1-për tejkalim të shpejtësisë

  1-Ulja e fëmijës nën moshën 12-Vjeqare në ulësen e përparme

  1-Vozitja nën Ndikim të Alkoolit.

  1-Për refuzim të Alkool testit.

NJRKRR-Gjilan ka Vazhduar me  planin  javor të veprimit dhe legjendën  për Pikat e kontrollit  te cilat kemi filluar ti aplikojmë edhe ketë javë. 

Zyrtaret Policor  nga NjRKRr kanë vazhduar ti aplikojnë  të gjitha pikat e kontrollit ashtu siç janë paraparë në planin javor 25.04 deri me 01.05.2022.

 Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton  që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /2LONLINE/