DYLON

Kontroll në një lokal për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, një i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë

Kontroll në një lokal për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, një i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë
Avatar photo Redaksia

Policia Rajonale – Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Vitisë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSh), në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm 30 prill 2022, mbi dyshime të arsyeshme  për veprimtari të kundërligjshme në bazë të informatave operative dhe me urdhëresë të  Prokurorit të  shtetit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është realizua kontroll një  lokal në qytetin e  Vitisë, me dyshimin për ‘Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se gjatë kontrollit të këtij lokali janë gjetur dhe konfiskuar 1291 copë të çipave për këtë veprimtari, 4 parë letra (Karta) bixhozi si dhe 955 Euro para të gatshme.

EkoHigjiena

Gjateë kontrollimit të lokalit janë takuar edhe shtatë persona të tjerë që gjendeshin në lokal të cilët janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Ne lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari A.A.(1972) të ndalet në mbajtje  për 48 orë, i dyshuar pë “Organizim të skemave  piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, bënë të ditur, zëdhenësi Hashani. /2LONLINE/