DYLON

Viti: Ia gjejnë pistoletën në brez

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Viti është njoftuar përmes rrugëve operative se i dyshuari Shqiptar Shtetas i Kosovës posedon armë zjarri,

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës nga stacioni policor i Vitisë e kanë lokalizuar të dyshimtin dhe gjatë kontrollit hetuesit i kanë gjetur në brez pistoletën Ekol-Special 99, kalibri 9 mm, si dhe një karikator i zbrazur.

EkoHigjiena

I dyshuar është arrestuar fillimisht dhe arma i është konfiskuar. Në konsultim me prokurorin rasti në procedurë të rregullt procedohet në Gjykatë. /2LONLINE/

fotoilustruese