DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të: lëndimit të rëndë trupor dhe aksidentit të trafikut me lëndime

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të: lëndimit të rëndë trupor dhe aksidentit të trafikut me lëndime
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

EkoHigjiena

Rr. Gjinollëve, Gjilan, 23.04.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti për motive të pa njohura kishte sulmuar fizikisht, dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Budrikë, Gjilan, 24.04.2022 – 13:40. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklisti me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan. /2LONLINE/