DYLON

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, (kryesisht ditën e mërkurë), ndërsa në viset malore shi me borë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-16 gradë Celsius.

EkoHigjiena

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten të mira si rezultat i insolacionit dhe reshjeve të parashikuara. /2LONLINE/