DYLON

Shqiprim Arifi zgjedhet kryetar i Preshevës: Presheva vendosë për fatin e vet 

Shqiprim Arifi zgjedhet kryetar i Preshevës: Presheva vendosë për fatin e vet 
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i komunës së Preshevës përmes votimit ka zgjedhur Shqiprim Arifin për kryetar të komunës., shkruan Titulli.com. 

Arifin e votuan 20 këshilltarë ndërsa 18 nuk morën pjesë në procesin e votimi, për zëvendëskryetar u zgjodh Almir Shaqiri dhe përbërja e re e Këshillit Komunal. 

EkoHigjiena

Kryetari i porsazgjedhur Shqiprim Arifi falëndëroi të gjithë për mbështetjen dhe prêt që të punojnë më shumë. 

“Presheva vendosë për fatin e vet dhe askush nuk vendos mbi subjektivitetin. Proceset demokratike i përkasin preshevarëve dhe ne së bashku me të rinjtë vendosim për vendin tonë”, tha mes tjerash Arifi.

Në pozitën e kryetarit të komunës së Preshevës deri më sot ka qenë, Ardita Sinani dhe në seancën e sotme të jashtëzakonshme u shkarkua nga kuvendi komunal.

BURIMI: Titulli.com

***