DYLON

Bashkimi për Ndryshim – Anamorava përkrahë Iniciativën Qytetare Pro Tërheqjes të Mjeteve nga Trusti

Bashkimi për Ndryshim – Anamorava përkrahë Iniciativën Qytetare Pro Tërheqjes të Mjeteve nga Trusti
Avatar photo Redaksia

“Duke marr parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve të Republikës së Kosovës ne bëjmë thirrje që Qeveria e Republikës së Kosovës ta trajtojë seriozisht këtë iniciativë të qytetarëve ku kërkojnë ndarjen e mjeteve nga Trusti Pensional, sepse ne mendojmë që këto mjete të ndara për qytetarët tanë do të ja u lehtësojnë sado pak gjendjen e vështirë ekonomike”, ka thënë Isa Agushi, kryetar i Bashkimi për Ndryshim – Anamorava (BNA).

Sipas tij, BNA propozon konkretisht që të gjithë kontribut-dhënësve deri në vlerën 10,000 Euro të iu ndahen 30% të vlerës, atyre deri në 20,000 Euro të ju ndahen  15% të vlerës, dhe mbi 20,000 Euro të iu ndahen 10% të vlerës. 

EkoHigjiena

“Gjithashtu propozojmë që këto mjete të ndara nga Trusti të rimbursohen në të ardhmen”, ka thënë ISA Agushi, kryetari i BNA-së. /2LONLINE/