DYLON

Nga pesë të arrestuar, dy janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt

Nga pesë të arrestuar, dy janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Lidhur me incidentin në ndeshjen Gjilani – Ballkani, ku disa tifozë sulmuan portierin mysafir Stivi Frashërin, duke i shkaktuar lëndime, policia në raportin e saj më të ri ka bërë me dije se janë pesë të arrestuar lidhur me këtë rast të cilësuar si: “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”

Me vendim te prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa, tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

EkoHigjiena

Ja raporti i policisë:

PJESËMARRJE NË TURMË QË KRYEN VEPËR PENALE DHE HULIGANIZËM

Stadiumi i Qytetit, Gjilan, 03.04.2022-15:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se  kanë kryer veprën si më lartë, me ç ‘rast njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit te tretmanit mjekësor ne Emergjencë është liruar. Me vendim te prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa, tre te tjerët janë liruar ne procedurë te rregullt. /2LONLINE/