DYLON

Arrestohet një person për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Arrestohet një person për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Avatar photo Redaksia

Stacioni policor në Viti nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka pranuar një informacion se një person në fshatin Remnik të Komunës së Vitisë posedon armë pa leje . 

Në lidhje me këtë rast njësitet  policore të rendit shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.  

EkoHigjiena

Me aprovim të Gjykatës Themelore në Gjilan, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me inicialet R.M.( M/K) i moshës rreth 46 vjeçar dhe aty janë gjetur: një armë zjarri pushkë gjysmë automatike  me 8 copë  fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.

I dyshimti është arrestuar fillimisht dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’   për procedura të mëtejme hetimore . /2LONLINE/