DYLON

Ja zënë marihuanën në xhep!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, hetuesit e stacionit policor në Gjilan gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, në rrugën “mulla Idrizi” në Gjilan, kanë kontrolluar në trup një të dyshuar dhe ne xhep i kanë gjetur 2 paketime substance narkotike te llojit marihuanë me peshë 1.3 gram të llojit marihuanë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se substancës narkotike iu është bërë testi fushor dhe e njëjta ka rezultuar pozitiv.

EkoHigjiena

Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit nga PTH dhe me vendim të tij rasti shkon në procedure të rregullt në gjykatë. /2L ONLINE/

/fotoilustruese/