DYLON

Gjilani ka me ardh në një situatë kur ka me na u dhimtë me pa!

Gjilani ka me ardh në një situatë kur ka me na u dhimtë me pa!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ardian Azemi

Mezi po pres me pa reagimin e drejtorit për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, Riad Rashiti tu reagu për aferën e fundit, manipulimin me fonde në një thirrje publike të bërë më 11 shkurt 2022 për mbështetje financiare të OJQ-ve apo individëve në komunën e Gjilanit, nga drejtoria e kësaj komune për Kulturë, Rini dhe Sport.

EkoHigjiena

E përmenda drejtorin Rashiti për shkak se ai i ka financat, dhe assesi nuk mundesha me bindë veten se ai e lejon një gjë të tillë, sepse kur e nisi mandatin, e nisi si me hyxhym.

Kryetari nuk guxon me reagu, ose edhe nëse reagon, s’ka fuqi me ndërmarr diçka, nëse ndërmerr e që duhet me vepru, i vjen puna me u largu nga Vetëvendosje sepse i ka duart e lidhura. Nëse më pyesni pse, edhe këtë ua them porse nuk pyesin sepse e dinë që unë e di që ata nuk lejojnë me qeverisë kryetari por vet ata që e kanë nxjerr kandidat.

Pra, keni kërkuar ndryshim, e keni ‘ndryshimin’.

Për një gjë ju garantoj; Gjilani ka me ardh në një situatë kur ka me na u dhimtë me pa.

Ju kanë mashtruar. S’ka diskutim për këtë.

Nuk jemi kanë as ne engjëj, por në qeverinë Haradinaj Gjilani e Anamorava për herë të parë përjetuan investimet nga pushteti qendror. Për herë të parë e pamë kryeministrin rrugëve e projekteve nëpër Anamoravë e për Gjilanin.

Pra, çka keni me i thënë atyre që i keni quajt hajna e kriminelë? A?

Me hajna, me hajna, a ka komunë?

A për të tilla ndryshime e keni pasë fjalën a?

Marre bre! /2LONLINE/

/autori është zyrtar për Informim në AAK, Prishtinë/