DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të shantazhit dhe grabitjes

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të shantazhit dhe grabitjes
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

 SHANTAZH

Gjilan, 14.03.2022-09:10. Me 18.03.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga  e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë duke i kërkuar para.  E dyshuara është arrestuar  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,  rasti në procedurë hetimore.

 GRABITJE

Rr. Bulevardi I Pavarësisë , Gjilan, 18.03.2022-18:30.   Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, dy persona të panjohur i kanë grabitur një telefon celular në vlerë 1000€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE/