DYLON

Masë arresti shtëpiak ndaj tre të pandehurve, ndaj dy të tjerëve masë e ndalimit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një gjyqtar i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktim paraburgimi ndaj pesë të pandehurve.

Gjyqtari pas vlerësimit të gjitha shkresave të lëndës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 1 (një) muaji të pandehurve Abdylatif Latifi, Enver Rexha dhe Qazim Azemi, ndërsa për të pandehurit Isak Isaku dhe Avdullah Uruqi, ka caktuar prej 1 (një) muaji masën ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

EkoHigjiena

Ndaj të pandehurve Abdylatif Latifi, Enver Rexha dhe Qazim Azemi, ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 374 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Për të pandehurit Isak Isaku dhe Avdullah Uruqi. ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 374 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Të pandehurit në fjalë dyshohet se kanë shkatërruar produkte medicionale, në kundërshtimi me ligjin.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/