DYLON

Kryetari i Gjykatës Zyhdi Haziri takon komandantin Mehmet Koplan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri gjatë ditës së premte ka pritur në një takim Komandantine ri turk të ekipit të LMT-së për Komunë të Gjilanit dhe Parteshit, Nënkolonel Mehmet Koplan.

Me këtë rast kryetari Haziri ka njoftuar komandantin e ri Koplan me punën efikase që bëhet në Gjykatën Themelore të Gjilanit. “Ishte një takim më shumë njoftues me komandantin e ri. Unë e njoftova me punën e gjykatës tonë në zgjidhjen e lëndëve, ku me këtë rast gjykata jonë është më e suksesshmja në Kosovë”, tha Kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Komandanti Koplan u shpreh i kënaqur me efikasitetin e punës në Gjykatën Themelore të Gjilanit, gjithashtu edhe me qetësin që mbretëron në Komunën e Gjilanit dhe atë të Parteshit.

Komandanti i ri Nënkolonel Koplan ka zëvendësuar komandantin e deritashëm të ekipit LMT-së për Gjilan, EmrahYildirim. /2L ONLINE/