DYLON

Kamberi: Mbështetje Dritan Abazoviqit për Kryeministër

Kamberi: Mbështetje Dritan Abazoviqit për Kryeministër
Avatar photo Redaksia

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi i ka dhënë sot mbështetje Dritan Abazoviqit, i cili ka marrë mandatin për kryeministër të Malit të Zi.

Jo vetëm sepse është shqiptari i parë që bëhet Kryeministër në historinë e Malit të Zi.

EkoHigjiena

Por edhe se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit është mundësi për fuqizimin e demokracisë, qytetarisë dhe evropianizimit; respektivisht dobësimit të autokracisë, nacionalizmit shovenist, pro-putinizmit dhe krimit të organizuar.

E kundërta e pushtetit të Vuçiqit dhe pjesës dërmuese të opozitës së sotme në Serbi.