DYLON

Arrestohet i dyshuari, gjatë kontrollit iu gjet armë dhe municion  pa leje

Arrestohet i dyshuari, gjatë kontrollit iu gjet armë dhe municion  pa leje
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë, njësia policore intervenuese nga stacioni policor në Gjilan, me datën 22.02.2022 derisa në një pikë kontrolli,  në rrugën “Qarkore”, rreth orës 02:00  kanë ndalur një veturë BMW X5, me targa 01,drejtuar nga vozitës L. I. (1994) me banim rezident në Ferizaj, të njëjtit fillimisht i është shqiptuar gjobë për mosrespektim të orarit të lëvizjes në bazë të ligjit për parandalim të Pandemisë Covid -19.

“Shoferi ishte i vetëm në veturë dhe për shkak të dyshimeve të shfaqura atij i është kontrolluar vetura dhe në pjesën e brendshme të veturës, i është gjetur një armë zjarri –revole  e llojit TT, ngjyrë e kaltër dhe e zezë, si dhe një karikator me 6 fishekë të kalibrit 9 mm. I dyshuari nuk kishte leje për armën në fjalë”, ka thënë zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

EkoHigjiena

Po sot me  22.02.2022 rreth orës 13.20 në Stacionin Policor në Gjilan me kërkesë të Njësisë se Hetimeve është ftuar i dyshuari për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armëve”, i cili është  intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim te prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë.

Rasti i referohet Prokurorisë Themelore, Gjilan.  /2LONLINE/