DYLON

Policia vazhdon me ligjërata vetëdijësuese – ligjëron para filloristëve për sigurinë e në komunikacion

Policia vazhdon me ligjërata vetëdijësuese – ligjëron para filloristëve për sigurinë e në komunikacion
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë, njësia për komunitet pranë stacionit të policisë në Gjilan, kanë marrë pjesë në një ligjëratë për sigurinë në komunikacion me rreth 60 nxënës  të klasave të para të shkollës “Thimi Mitko”, në Gjilan.

Nxënësit janë njoftuar me rregullat themelore në komunikacion siç janë : Kalimi i rrugës në vendkalimin për këmbësore, shenjat e trafikut ,semaforët etj.

EkoHigjiena

Nxënësit kanë treguar  interesimin e tyre  duke bashkëbiseduar lidhur me këtë temë.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar  të vazhdoj edhe  me projekte dhe ligjërata të tjera edhe në te ardhmen, për të mirën e komunitetit”, ka thënë zëdhënësi I policisë, toger Ismet Hashani.  /2LONLINE/