DYLON

Policia u ligjëron nxënësve për sigurinë e këmbësorëve në trafik

Policia u ligjëron nxënësve për sigurinë e këmbësorëve në trafik
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Njësiti i Policisë në Komunitet ka mbajte ligjërata vetëdijësuese, “Siguria e qarkullimit të këmbësorëve  në trafik“  në shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe serbe, të Komunës Kllokot.

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet pranë Stacionit të Policisë në Kllokot  në kuadër të  projektit  “ Siguria e qarkullimit të këmbësorëve  në trafik “   janë në implementim të projektit  “ Ligjëratë vetëdijesuese në shkollat fillore të Komunës së Kllokotit ” .

EkoHigjiena

Ligjëratat janë mbajtur me 10.02.2022 ne fshatin Verbovc dhe Kllokot në shkollat e nacionalitetit serb  , ku pjesëmarrës kane qene 38 nxënës nga klasa e III-VII ndërsa me 15.02.2022 ligjërata është  mbajtur ne shkollën shqipe të fshatit Mogillë  ku  pjesëmarrës kane qenë 30 nxënës të klasave  I-IV .

Bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyeshëm si me stafin arsimor të ciklit të ulët, ashtu edhe me nxënësit të cilët gjate gjithë kohës kanë përqendruar vëmendjen e tyre në ligjëratë .

Policia e Kosovës është e përkushtuar  të vazhdoj edhen me projekte tjera edhe në te ardhmen, për të mirën e komuniteteve që jetojnë në Komunën e Kllokotit, thuhet në raportin e policisë.  /2LONLINE/