DYLON

E rrahu bashkëshorten e bëri për Spital

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Polica e Kosovës, stacioni policor në Gjilan, ka pranuar një informatë për një incident në një familje në Gjilan.

Hashani tha se njësitet sektoriale me urgjencë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se qifti bashkëshortor, në shtëpinë e tyre, kanë pasur një mosmarrëveshje e cila në fund ka rezultuar me lëndime trupore ku viktima V. M. merr lëndime të dukshme trupore në pjesën e kraharorit nga goditjet te cilat ja kishte bërë bashkëshorti i saj E.M.

EkoHigjiena

Viktima është transportuar deri ne spitalin rajonal në Gjilan ku ju ka dhënë ndihma mjekësore.

Gjatë hetimeve është kuptuar se i dyshimti në shtëpinë e tij posedon një pistolete si dhe disa fishekë.

“Me urdhër të dhënë nga Prokurori i shtetit për Krime te Rënda, policia e Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshimtit dhe gjatë kontrollimit është gjetur një Pistolete ngjyre e zezë, kalibër 7.65 mm, tetë copë fishekë, një karikatorë të kësaj pistolete i zbrazët dhe një këllëf i po kësaj pistolete”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, me vendim të prokurorit të shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda në Gjilan iniciohet rasti: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, dhe lënda procedohet në Gjykatë. /2L ONLINE/