DYLON

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirjen në veprën penale: “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Arrestohen dy të dyshuar  për përfshirjen në veprën penale: “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësitet nga Stacioni Policor Dardanë në orët e mbrëmjes, datë 04.02. 2022, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirjen në veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Në një lokal në Dardanë zyrtarët policor kanë vërejtur duke u kryer aktivitet i paligjshëm ,,Keno “. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Inspektorati Komunal. Me këtë rast janë konfiskuar pajisje:

EkoHigjiena
  • Një kompjuter (ekran se bashku me shtëpizë),
  • Një shtypës (printer ),
  • Një Televizor i tipit Samsung,
  • shumën e te hollave prej dyqind  (200) euro,
  • Faktura dhe
  • Roletne letre.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm dhe provave të siguruara se në këtë lokal zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.  

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit i cili urdhëron që rasti të iniciohet “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te pa ligjshem “.

Ndaj të dyshuarit L. B. në cilësinë e pronarit  të lokalit iniciohet kallëzim penal  dhe dërgohet në mbajtje prej 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit  L. D. në cilësinë e puntorit të lokalit ushtrohet kallëzim penal dhe dërgohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE/