DYLON

Arrestohet personi i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan

Arrestohet personi i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni policor në Gjilan sot pasi ka pranuar një informacion përmes rrugëve operative,  ka arritur që të arrestojë në një kafiteri këtu në Gjilan të dyshuarin e kërkuar B.A( i lindur më  1980).

I arrestuari kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan me numër PED.nr.112/18  i dënuar me burg efektiv 1 vit e  6 muaj .

EkoHigjiena

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /2LONLINE/