DYLON

Urdhërohet mbajtja në paraburgim e të pandehurit A. M.

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurit A. M., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri A. M., ashkali, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, kontrabandim me migrantë, nga neni 170 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).

EkoHigjiena

Dyshohet me datë 10.12.2014, duke kontrabanduar tre të dëmtuarit B. O., B. O., dhe B. O., të kalojnë pikën kufitare tek “Dheu i Bardhë”, i pandehuri A. M. ka kryer vepër penale.

Paraburgimi i të pandehurit do të zgjasë nga data 10.12.2014 deri më datën 09.01.2015.

I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake. /2L ONLINE/