DYLON

Arrestohet i dyshuari për mashtrim

Arrestohet i dyshuari për mashtrim
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan është informuar se i dyshimti  F.L., duke e vënë në lajthitje dhe mashtruar, nga pala ankuese ka marr (blerë) një makinë punues (ekskavator) pa e kryer obligimin e pagesës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani, ka thënë se njësiti i hetimeve, pas veprimeve policore mirë të organizuara, ka arritur në vend të ngjarjes, në fshatin Zhegoc-Gjilan dhe kanë arrestuar të dyshuarin F. L. (1983) nga një fshat i komunës Drenasit. 

EkoHigjiena

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë.

“I lartcekuri dyshohet se është i involvuar edhe në shumë raste të veprave penale Mashtrim, dhe i njëjti ishte në  kerkim policor. Rasti nën hetime”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE/