Në Gjilan arrestohen dy persona, merreshin me prostitucion
Dy persona, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar në Gjilan për vepër penale ‘marrje me prostitucion’.
Policia raporton se kjo është arritur pas një hetimi të bërë nga Njësiti i Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Femra e arrestuar, është shqiptare, shtetase e Maqedonisë.
Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë.
